english | shqip
Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër

programi


PROGRAMI 2003
SKENA UP International Students Film and Theatre Festival
SKENA UP Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër

Në vijim është editoriali i festivalit të parë të Prienales SKENA UP  në teatër, film, dramë dhe skenar që u mbajt në kinemanë ABC dhe teatrin Dodona prej 04-07 Nëntor 2003.

Programi i Filmave

"Sokurov's fall"
Autori: Shpend Mula
Luajnë: Dave Nicholson,Adam Bradely,Curtis Mattew,Victoria Flidr
Kamera: Andrea A.Stuart
Montazhi: Ariel Roubinov
Skenari: Dan Hoffman, Shpend Mula
Regjia: Shpend Mula
Nëntor 2002, 12 minuta
Fabula: Sokurovi, I dashuruar marrëzisht në gruan e tij, kthehet një ditë nga puna me shpresë që ta kaloje një natë romantike me gruan e tij, mirëpo atë që e zbulon është jashtë cdo parashikimi.
Të dhënat biografike të autorit:
I lindur më 1979, në vitin 1999-2000 regjistroi akademinë e arteve , Prishtinë. 2001-2002 - 3F program FAMU, PRAGUE, ka realizuar: TV-Drama "Cooking confrontation show" (Regjia), "Mouses's Trap" (ass.regjie), "Severed hand" (regjia).

"Portreti"
Autori: Ilir Kabashi
Luajnë: Leonora Mehmetaj, Eshref Durmishi.
Kamera: Milot Krasniqi
Montazhi: Krenar Belegu
Ass.Regjie:Arsim Haliti
Skenari dhe regjia: Ilir Kabashi
Qershor 2003, 10 minuta
Fabula: Jeta është plot me befasi të cilat mund të ia kthejnë kahjen e jetës cdo njeriu. Kështu Visari përmes një shakaje te pafajshme zbulon fatin e vetë tragjik…
Të dhënat biografike të autorit:
Ilir Kabashi u lind më 31 mars1974 në Istog. Është student i vitit të II-të në Fakultetin e arteve. Gjithashtu studion elektron. Ka punuar gazetar dhe si i tillë është shpërblyer disa herë. Deri më tani ka realizuar dy filma të metrazhit të shkurtër.

"Qyteti pa…"
Autori: Gazmend Nela
Luajnë: Alban Makolli, Luan Bajraktari, Alban Gashi
Kamera: Amir Vitia
Skenari dhe regjia: Gazmend Nela
Qershor 2003, 10 minuta
Fabula: jetojmë një ënderr urbane. Këtë e përcjell protagonisti i filmit i cili tregon mangësite elementare të po këtij urbanizmi.
Të dhënat biografike të autorit:
Gazmend Nela u lind më 27 mars1982. Student i vitit të II-të në Fakultetin e Arteve. Deri më tani ka realizuar dy filma të metrazhit të shkurtër.

"Falsifikuesi"
Autori: Arben Thaci
Luajnë: Elmir Sejfullai
Kamera: Irfan Rakipi
Skenari dhe regjia: Arben Thaci
Qershor 2003, 5 minuta
Fabula: " Kush ben keq, gjen keq", proverbë kjo, të cilën e bartë autori në filmin e tij përmes personazhit kryesor, i cili dëshiron të fitojë nga paratë e falsifikuara.
Të dhënat biografike të autorit:
Arben Thaç u lind më 28 qershor1979 në Tetovë. Student i vitit të II-të në Fakultetin e Arteve. Deri më tani ka realizuar dy filma të metrazhit të shkutër.

"Rastësia"
Autori: Krenar Belegu
Luajnë: Fadil Veseli
Kamera: Fitim Shala
Montazhi, skenari dhe regjia: Krenar Belegu
Qershor 2003, 10 minuta
Fabula: Të gjithë e duam jetën, por jo të gjithë mund ta shijojnë ate si duhet. Personazhi kryesor pëson pasi fillon ta cmoje jetën. Fundin e tij tragjik autori e quajti "rastësi".
Të dhënat biografike të autorit:
Krenar Belegu u lind më 15 shkurt 1982 në Prishtinë. Është student i vitit të II-të në Fakultetin e Arteve. Deri më tani ka realizuar dy filma të metrazhit të shkurtër.

"Porta"
Autori: Arsim Haliti
Luajnë: Selman Jusufi, Labinot Lajqi, Avni Shkodra, Hatka Krasniqi.
Kamera: Bujar Berisha
Montazhi: Fadil Veseli
Ass.Regjie:Ilir Kabashi
Skenari dhe regjia: Arsim Haliti
Qershor 2003, 6 minuta
Fabula: Keqkuptim I lirisë shkakton deformime shoqërore. Këtë e kupton një njeri i cili lirohet nga burgu dhe ballafaqohet me banalitetet e shoqërise. I dëshpëruar kthehet ne burg përsëri.
Të dhënat biografike të autorit:
Arsim Haliti u lind më 10 korrik 1981 në Pejë. Është student i vitit të II-të në Fakultetin e Arteve. Deri më tani ka realizuar dy filma të metrazhit të shkurtër.

"Fotografia"
Autori: Genc Berisha
Luajnë: Mergim Oruqi dhe Blerim Krasniqi
Kamera: Astrit Rizvanolli
Montazhi: Etrit Mehmeti
Toni: Gezim Berisha
Ass.Regjie:Blerim Krasniqi
Skenari dhe regjia: Genc Berisha
Qershor 2003, 6 minuta
Fabula: Paslufta sjell ballafaqime të ndryshme mes njerëzve. Kjo i ndodhë edhe një studenti I cili ballafaqohet me njeriun qe e ka lënduar ne protestën e 1997.
Të dhënat biografike të autorit:
Genc Berisha u lind më 21 qershor1981 në Beograd. Është student i vitit të II-të në Fkultetin e Arteve. Deri më tani ka realizuar dy filma të metrazhit të shkurtër.

"Treni"
Autori: Alban Gashi
Luajnë: Sylejman Lokaj
Kamera: Gazmend Nela
Montazhi: Fadil Veseli
Skenari dhe regjia: Alban Gashi
Qershor 2003, 18 minuta
Fabula: Në një moment pritja bëhet pjesë e pashmangshme e jetës. Kjo ndodhë me protagonistin e këtij filmi, i cili I qanë dy djemtë e vrarë, ndërsa pret të tretin. Pritjet ngatërrohen njëra me tjetrën dhe neve na zbulohen periudha të paharruara të jetës tonë.
Të dhënat biografike të autorit:
Alban Gashi u lind, më 09 shtator1978 në Klinë. Është student i vitit të IV-të në Fakultetin e Arteve.. "TRENI" është filmi i tij i fundit. Deri më tani ka realizuar gjashtë filma të metrazhit të shkurtër.

"Hijet e vdekjes"
Autori: Ekrem Xani
Luajnë: Anisa Ismajli, Basri Lushtaku dhe Avni Hoti
Kamera: Artan Korenica
Ndricimi: Artan Korenica
Montazhi: Kompania "Prishtina-Film"
Ass.Regjie: Blerta Basholli
Skenari dhe regjia: Ekrem Xani
Qershor 2003, 15 minuta
Fabula: Filmi ka për temë Kanunin e Lekë Dugagjinit në ditët e sotme. Një gazetare shkonë në malësi për të shkruar. Atje dashurohet në djalin I cili don ta nxjerrë hakun për të ruajtur nderin e familjes.
Të dhënat biografike të autorit:
Ekrem Xani u lind më 23 prill 1973 në Polac të Skenderajt. Ka regjistruar Fakultetin e Arteve në vitin 2001. Deri më tani ka realizuar tre filma të shkurtër.

"Misioni im I vogël"
Autori: Blerta Basholli
Luajnë: Florentina Cakolli, Ilire Vinca, Synaj Raqa, Kushtrim Sheremeti
Kamera: Artan Korenica
Montazhi: Kosove Gjoci
Post produksion: Blerim Gjoci
3d efekte: Lido
Skenari dhe regjia:Blerta Basholli
Qershor 2003, 7 min
Fabula: Sara një vajzë 8 vjecare nuk e kupton botën e të rriturve dhe nuk I kupton fjalët që I thojnë ata. Cdo ditë I përsëritë fjalët që I dëgjon nga të rriturit. Mundohet të largohet nga ata duke shkuar në parkun e fëmijeve.
Biografia e autores:
Blerta Basholli ka lindur ne Prishtine me 02.02.1983. Studion Regjine e filmit, viti I lll-te. Ky eshte filmi I trete I saj.

"Cështje emri"
Autori: Zana Rodogoshi
Luajnë: Ylber Ballata, Miradie Muriqi, Anita Muriqi, Blerim Krasniqi, Haki Haradinaj, Islam Zhuri, Jeta Mati dhe Fjolla Shala
Realizimi teknik: PIXELS production
Skenari dhe regjia: Zana Rodogoshi, sipas tregimit te Anton Ndreces
Qershor 2003, 8 min
Fabula: Me ndrrimin e pushteteve të ndryshme dhe me shkeljen e të drejtës së shprehjes fillon zhdukja e identitetit. Protagonisit na dërgon në periudha të ndryshme kohore në të cilat emri I tij deformohet deri sa vetidentifikimi të mos ketë kuptim.
Biografia e autores:
Zana Radogoshi u lind më 30 mars1981 në Gjakovë. Është studente e vitit të IV-të në Fakultetin e Arteve. "Cështje emri" është filmi i saj i fundit. Deri më tani ka realizuar katër filma të shkurtër artistik.

"Zhurme mëngjezi"
Autor: Valter Lucaj
Luajnë: Donat Qosja, Kushtrim Sheremeti dhe Ardian Bibaj
Kamera: Petrit Domi
Montazhi: Krenar Belegu dhe Genc Dobroshi
Design: Korab Shala
Muzika: Trimor Dhomi
Skenari: Doruntina Basha dhe Valter Lucaj
Regjia: Valter Lucaj
Qershor 2003, 15 min
Fabula: "E kaluara nuk harrohet por jetoje të sotmën". Këtë e tregon protagonisti I këtij filmi I cili përmes kujtesës së tij na përkujton një të kaluar të hidhur. Por kujdes, mos lejoni të bëhet edhe e sotme e hidhur.
Të dhënat biografike të autorit:
Valter Lucaj u lind më 04 hjetor 1980 në Prishtinë. Student i vitit të IV-të në Fakultetin e Arteve. Me filmin "Zhurmë mëgjesi" mori pjesë në Bienale, në Greqi. Deri më tani ka realizuar gjashtë filma të metrazhit të shkurtër.

"Rrëfimi I vogël për botën dhe njerëzit"
Autori: Arzana Kraja
Luajnë: Astrit Kabashi, Selman Jusufi, Faik Gashi dhe Faton Osmani
Kamera: Enis Limani
Montazhi: Agron Vula
Skenari dhe regjia: Arzana Kraja
Qershor 2003, 14 min
Fabula: Patriotizmi I trashëguar, euforia, zhgënjimi dhe keqkuptimi I lirisë imponojnë humbjen në kohë dhe hapësirë. Këtë e bart personazhi kryesor I cili me sinqeritet "nuk merr vesh gjë nga kjo botë".
Biografia e autores:
Arzana Kraja u lind më 03 janar1981 në Prishtinë. Është studente e vitit të IV-të në Fakultetin e Arteve. "Rrëfim i vogël për botën dhe njerëzit është filmi i saj i fundit. Deri më tani ka realizuar gjashtë filma të metrazhit të shkurtër.

"Si te behesh Hero"
Autori: Mentor Shala
Luajnë: Nentor Fetiu, Luan Jaha, Edona Reshitaj, Azem Bujupi dhe Ilir Prapashtica
Kamera: Fitim Shala
Ass. Kamere: Kreshnik Berisha
Montazhi: Mentor Shala
Muzika dhe Toni: Labinot Krasniqi
Ass.Regjie: Kreshnik Berisha
Skenari dhe regjia: Mentor Shala
Qershor 2003, 15 min
Fabula: Filmi si temë ka kontraditat e lirisë, ku tradhëtari bëhet hero, ndërsa heroi I vërtetë vdes I vetmuar.
Të dhënat biografike të autorit:
Ka lindur me 26 gusht 1969 në Mitrovicë. Deri tani ka realizuar 6 filma.

Programi i Teatrit

"Lisistrata"
Autorja: Arta Kallaba
Kostumet & skenografia: Arta Kallaba
Muzika: Defrim Behluli
Luajnë: Leonora Mehmetaj, Fatmir Spahiu, Edona Reshitaj
Tetor 2003, 15 min
Fabula: Një grua e pacivilizuar ka probleme me burrin e saj për shkak se ai nuk kishte fjetur me të për gati pesë muaj. Ai, ndërkohë dilte me gra të tjera. Kaloniqi, këtë grua të mjerë e ndihmon fqinja e saj me emrin Lisistrata, e cila për cudi kohë më parë ishte përballur me problemin dhe në fund, të dyja së bashku ia dalin.
Biografia e autores:
E lindur më 1983 në Gjilan. Në vitin akademik 2002-2003 u regjistrua në Fakultetin e Arteve - regji teatrore, në klasën e prof. Agim Selimit. Punimet: "Antigona" e Sofokliut dhe asistente regjie në monodramën "Gruaja në kornizë".

"Shumë zhurmë për asgjë" -W.Shakespeare
Autorja: Shkurte Aliu
Skenografi, kostumografi dhe muzika: Shkurte Aliu
Ass.regjie:Merso & Ari
Luajnë: Selvete Kastrati, Blerta Deliu, Teuta Kerlani, Eshref Durmishi, Edi Mehana, Alban Cela, Ilir Muharremi, Hazir Haziri, Arben Apolloni, Burim Zahiti.
Qershor 2003, 50 min
Fabula: Dy oficierë budallejnë Boraku dhe Don Jani përhapin një gënjeshtër e cila ndihet ne tër vendin- bëhet fjalë për shumë zhurmë e për asgjë.
Biografia e autores:
E lindur më 28 dhjetor 1981 në Gjilan. E regjistruar në UP - regji teatri, në vitin 2001-2002. Shfaqjet: "Elektra", "Bretkosat", "Makbethi".

"Pianisti dhe kukulla"
Autore: Iliriane Arif
Luajnë: Naser Rafuna, Adriana Matoshi, Ryva Kajtazi.
Qershor 2003, 45 min
Fabula: Gruaja, pianiste e famshme dhe burri I saj avokat ballafaqohen me probleme në jetën e tyre bashkëshortore. Profesionet e tyre të ndryshme janë shkak I konflikteve të tyre dhe vie deri te ndarja. Cili prej tyre zhgënjehet nga profesioni I tyre, burri apo gruaja, mbetet të shihet.
Biografia e autores:
E lindur më 23 janar 1978, në Prishtinë. Ka realizuar shfaqjet "Persët", "Mehnemët", "Rikardi III", "Romeo e Zhulieta".

"Pluti" - Aristofani
Autori: Fatmir Hyseni
Ass.regjie: Agim Teneqja
Luajnë: Naim Berisha, Lavdim Hajdini, Arben Zharku dhe Alban Makolli
Tetor 2003, 12 min
Fabula: Kremili dhe Kasioni duan që të ia shërojne sytë zotit të pasurisë Plutit, që pasuria tu ndahet atyre në mënyre të barabartë.
Biografia e autorit:
Lindur më 11 shkurt 1968, në Brod - Ferizaj. Student i regjisë, klasa e prof. Agim Selimit. Punimet: "Elektra" e Sofokliut. Ka realizuar shfaqje në Teatrin e Ferizajit.

"Ushtari mburracak" - Aristofani
Autori: Kastriot Saqipi
Kostumografia dhe muzika: Kastriot Saqipi
Ass.regjie: Agim Teneqja
Luajnë: Adrian Morina, Adhurim Demi, Edi Mehana dhe Blerta Deliu.
Tetor 2003, 15 min
Fabula: Pyrgopolinikut I intereson jeta e ushtarit se ata jane autoritativ. Ka deshirë të bëhet ushtar përkunder asaj që është frikacak. I drejtohet Perikoplemenit, një plak dallaverxhi dhe që I do paratë. Njerëzit tjerë mendojnë se ky ua zgjidh problemet, por ky është personi që I krijon problemet.
Biografia e autorit:
I regjistruar në regji teatri, në klasën e prof . Agim Selimi. Ka realizuar dramën "Edipi në Kolon" të Sofokliut. Ka punuar edhe shfaqje të tjera në Teatrin e Preshevës dhe të Bujanocit.

"Othello" - W.Shakespeare
Autori: Kushtrim Selimi
Skenografi, kostumografia dhe muzika: Kushtrim Selimi.
Luajnë: Selvete Kastrati, Edi Mehana, Arben Apolloni, Alban Makolli, Labinot Lajqi dhe Shkurte Aliu.
Qershor 2003, 45 min
Fabula: Othello e grabitë Desdemonen, vajzën e Barabanit, I cili kur kupton mllefoset dhe vyhet kundër kësaj martese. Por, ky nuk arrinë qëllimin dhe pajtohet me këtë fakt. Jago me mjeshterin e tij oratorike dhe intriguese arrinë ta largojë Desdemonen nga Othello duke përdorur një grackë ku ne kallëpin e thikës e fut shaminë e Desdemones, së cilës ia kishte vjedhur më herët.
Biografia e autorit:
Lindur më 18 korrik 1982, në Prishtinë. I regjistruar në Fakultetin e Arteve - regji teatrore. Shfaqjet: "Prometheu i lidhur", "Mehnemët" dhe "Jul Qesari".

"Babai"
Autore: Zana Krasniqi
Luajnë: Selman Jusufi, Leonora Mehmetaj, Yllka Gashi.
Qershor 2003, 40 min
Fabula: Fati tragjik I një familje, e cila përjeton dhunë nga "Babai" alkooliqar.Ideja dhe mesazhi I shfaqjes ka të bëjë me krijimin e dhunuesve nga viktimat dhe anasjelltas.
Biografia e autores:
E lindur në Gjakovë. Jeton dhe vepron në Prishtinë, I ka realizuar 5 mini-shfaqje studentore, 2 filma të shkurtër dokumentar dhe ka asistuar në 2 shfaqje në Teatrin kombëtar në Prishtinë.

"Bretkosat" - Aristofani
Autore: Saranda Elshani
Skenografi, kostumografia dhe muzika: Saranda Elshani
Luajnë: Alban Makolli, Melisa Demiri, Naser Rafuna, Labinot Lajci.
Tetor 2003, 15 min
Fabula: Aristofani, I dashuruar në veprat e Euripidit dhe te Eskilit I adhuron statujat e tyre sa që harron gruan e vet me të cilën nuk bën dashuri. Gruaja e tij insiston në marrdhënie.Një ditë Aristofani sheh një ëndërr ndërsa statujat (Euripidit dhe Eskilit) po lëvizin duke u shtyrë mes veti se cili prej tyre ka qenë shkrimtar më I mirë. Pas zënkave të shumta dhe të ulta ata e zhgënjejnë Aristofanin, I cili pas zgjimit I kthehet jetës normale.
Biografia e autores:
Studente e regjisë teatrore në klasën e prof. Agim Selimi. Ka realizuar dramën "Edipi mbret" të sofokliut.

"Kaloresit" - Aristofani
Autori: Erson Zymberi
Kostumet & skenografia: Erson Zymberi dhe Ardian Regjepi
Muzika: Erson Zymberi dhe Burim Baftiu
Luajnë: Naser Zymberi, Ramadan Kurti dhe Raif Haziri.
Tetor 2003, 15 min
Fabula: Dy shërbëtoret trajtohen keq nga pronari I shtëpisë ku ata shërbejnë. Megjithatë ekziston një shpresë e vogël. Ata e kanë të ardhmen e tyre në një letër të shkruar nga Orakulli, e cila gjendet në dhomën e padronit të shtepisë. Ata fillojnë përgaditjet…..
Biografia e autorit:
I lindur më 17.07.1983 në Gjilan, student i Fakultetit të Arteve dega e regjisë teatrore, ka realizuar dy shfaqje studentore.

"Vetëm mish"
Autore: Tomor Misini
Luajne: Vedat Haxhiislami, Adrian Morina, Leonora Mehmetaj etj.
Qershor 2003, 35 min
Fabula: "Të jetosh I ri dhe të vdesësh I ri"- është motoja e personazheve kryesore të kësaj shfaqeje. Këta tipa, të braktisur nga familja ose njerëz që kanë humbur kujdesin e familjes, të mllefosur kane krijuar bindjen se njeriu është qenje e pashpirtë, pra vetëm mish. Fundi I shfaqjes prezenton fundin real për këta tipa njerëzish.
Biografia e autorit:
I lindur ne Presheve me 1973. Ne Fakultetin e arteve u regjistrua ne vitin akademik 1999/00. Deri me tani ka realizuar disa shfaqje studentore, dy filma te shkurter si dhe ka bere regjine e njeres prej epizodave te serialit "Jeta e nje toke".

"Mundimet e kota të dashurisë" - W.Shakespeare.
Autori: Arben Apolloni
Skenografi, kostumografi dhe muzika: Beni Apolloni
Luajnë: Eshref Durmishi, Eda Mehana, Alban Makolli, Labinot Lajci, Hazir Haziri
Qershor 2003, 55 min
Fabula: Mbreti I Navares shpallë vendimin që burrat e vendit të studiojnë dhe gjatë kësaj kohe të mos kenë marrdhënie seksuale me gra. Oborrtarët e dëshpruar nga ky vendim arbitrar I mbretit vishen si gra dhe e provokojnë mbretin për të shkelur dhe hequr dorë nga vendimi I tij.
Biografia e autorit:
I lindur më 29 janar 1980. I regjistruar në Fakultetin e Arteve - dega e regjisë teatrore, në vitin akademik 2001-2002. Veprat e realizuara: "Persët", "Lisistrata" dhe "Othello".

 
Programi 2006
Programi 2005
Programi 2004
Programi 2003
 
 
2006 | SKENA UP | Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara