SKENA UP është Festival Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër. Është themeluar nga një grup studentësh, artistë të rinjë, në tetor të vitit 2003, me qëllim të promovimt të vlerave artistike, profesionale, të partneritetit dhe angazhimit artistik e profesional mes Kosovës dhe vendeve tjera nga rajoni dhe bota.
Programi i Festivalit SKENA UP përfshinë vepra të ndryshme të studentëve në film dhe teatër. Qëllimi ynë është që të sjellim punimet e studentëve nga filmi dhe teatri përpara publikut dhe t'ju mundësohet atyre që t'i bashkangjiten rrjetit të producentëve, regjisorëve, dramaturgëve dhe aktorëve vendor dhe ndërkombëtar.
Festivali SKENA UP është garues.
Mysafirë të rëndësishëm të festivalit, ishin disa nga personalitetet e njohura të jetës kulturore dhe publike në Kosovë.
Mysafiri special i Festivalit SKENA UP ishte kryeministri i Kosovës, zoti Bajram Rexhepi, i cili dha një kontribut të veçantë duke prezentuar projektin SKENA UP - para Qeverisë së Kosovës.
SKENA UP është zgjedhur nga disa mediume si ngjarja më e rëndësishme dhe më e madhe kulturore në Kosovën e pasluftës.
|